Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  Hysni Gucati u deklarua i pafajshëm  në të gjitha pikat e aktauzës sot para Gjykaës Speciale.

Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm unë kam të drejtën e shprehjes së lirë të mendimeve të mia, është e drejtë e imja që në menyre të ligjshme të mbroj vlerat e UCK-së dhe do të vazhdoj t’i mbroj këto vlera deri në fund. Ne të gjitha pikat e ndjej vetën të pafajshëm plotësisht!”, u shpreh Gucati.

Më 25 shtator, Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.