Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), paraqitet për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara. Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në internet. Portali rtv21.tv do ta transmetojë drejtpërdrejt seancën./21Media