Hysni Klinkau Robi ishte një nga iniciatorët e projektit

Hysni Klinkau Robi ishte një nga iniciatorët e projektit

Kënga e Vaçe Zelës, “Në shtëpinë tonë”, është projekt muzikor i cili ka bashkuar artistë dhe figura të ndryshme publike të mbarë trojeve shqiptare, shkruan portali rtv21.tv

Kënga do të mbetet kujtimi i bukur nga karantina, pasi që artistët e kanë realizuar nga shtëpitë e tyre.

E gjithë kjo me iniciativë të këngëtarit të mirënjohur, Hysni Klinaku.

Ai në emisionin “Bon Bon” në RTV21 foli rreth këtij projketi. Tha se arsyeja pse ka përzgjedhur këtë këngë është se i përshtatet situatës.

Ndërkohë tregoi edhe një detaj tjetër. Edhe pse e kishte në mendje, ai hezitonte ta realizonte por, shtytje i dha një postim i moderatorit të RTV21, Robert Bojaj i cili kërkonte nga artistët që të realizonin dicka në kohë karantine.

Pjesë e projektit janë, Hysni Klinaku me djalin Valsin,  ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, Miranda Hashani, Adelina Thaçi, Selami Kolonja, Fahrush Azemi, Mentor Mripa, Robert Bojaj, Rrahman Paçarizi, Neki Emra e të tjerë./21Media