“Më vjen shumë keq që për shkak..."

“Më vjen shumë keq që për shkak…”

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna përveç që është duke e shijuar suksesin e këngës, “Ring Ring”, është duke mbajtur edhe mbrëmje të shumta muzikore.

Së fundmi, artistja performoi në Zvicër ku të pranishëm ishin një numër i madh i njerëzish, shkruan rtv21.tv

Për këtë pjesëmarrje kaq të madhe të njerëzve, Tayna u shpreh falënderuese si dhe u kërkoi falje disave që janë alivanosur e nuk ka mundur t’i ndihmojë.

Me vjen shume keq qe per shkak te salles se stermbushur disa pesuan alivanosje dhe nuk munda t’i ndihmoja. Performancen e ndaluam dhe e vazhduam me vone perseri.”, ka shkruar ndër të tjera Tayna.

Rep-artistja gjithashtu ka falënderuar stafin për përkujdesjen e fansave të saj si dhe shpreson që personat që u alivanosën të jenë mirë.

“Ring Ring” është projekti i fundit muzikor i Taynës që është publikuar më 16 shkurt dhe që deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin Youtube./21Media