I arrestuari në Ferizaj për vrasjen në Oslo dërgohet në Burgun e Dyzit

Në Burgun e Sigurisë se Lartë në Dyz është dërguar Visar Avdyli, 34 vjeçar, i cili u arrestua më 21.02.2024 nga njësia e Policisë së Kosovës “Fast Kosova”, pasi ndaj tij ekzsitonte një urdhër arrest nderkombëtar.

Mësohet se Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 40-ditësh Avdylit.

Ai u arrestua nën dyshimin për përfshirje në një vrasje, e cila ka ndodhur në tetor të vitit 2021 në Oslo të Norvegjisë.

Më 21.02.2024 përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me mbështetjen e Njësisë Speciale Operative ka arritur të lokalizojnë e më pas të arrestojnë në qytetin e Ferizajt, Visar Avdylin.

“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale vrasje, të kryer në Oslo më 07.10.2021. Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara” – thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës./kallxo

Back to top button