Sot rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e drogës brenda kësaj qendre.

Sipas një komunikate për media, gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores./21Media