Poezi nga Gabriela Mujaj

Elegjia

I dashtun teatër

Mramë t’pashë n’andërr

me mure t’lyeme në t’kuq

e dyshemeja bamun varr

sa e kish hap gojën nji dragua

I dashtun teatër

mramë t’pashë andërr

m’the nuk shkoj

shpirtin pezull e kam

m’kanë vra natën

Teatër i dashtun

Nji pjesë që Zoti e ka shkru

që tek ti s’u lujt kurrë

thotë se natën

veç i paburri e nxjerr shpatën.

Pra natën djajtë ecin qytetit

e ditën kjajnë me heq barrë vetit.

Teatër…

Rrnojat e tua nojherë

nig’johen si kumonë e trishtë

Si zanat pertej

e shpirtnat që s’kanë paqë

Ti…je fikë e koritë

oh paç dritë…

*

Nji natë edhe ata t’panë n’andërr

por kurrë se kallzuen,

tullat e tua mbajshin n’shpinë

xhelat’t e tu.

Do e marrin arratinë

e at’herë

ti prehu i qetë

e paç dheun e lehtë

Ty… t’kjajnë

tana pjesët që s’u lujtën

e tana luftnat që u vujtën

si e fundit tragjedi!