I dashur atdhe
20 Gusht 2020
Poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar
Asdreni (1872-1947) ishte shkrimtar shumë i njohur nga Korça. Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me pseudonimin Asdreni ishte nga ata poetë krijimtaria e të cilëve u përket njëherësh dy periudhave. Poezia e tij ishte shkrirë që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë.
Asdreni ishte bërë i njohur si publicist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e përkthyes. Ai para së gjithash, mbetet në letërsinë tonë si poet i talentuar lirik./21Media
I dashur atdhe
Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.
Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.