Ka tash e sa kohë që biznesmeni turk, Hysein Usta ia ka marrë zemrën bukuroshes Genta Ismajli. Dyshja nuk ngurojnë që dashurinë e tyre ta shprehin përmes rrjeteve sociale.

Përmes fotografive të përbashkëta dhe dedikimeve të bukura, Genta dhe Hyseini po dëshmonjnë se janë të dashuruar kokë e këmbë.

Hyseini është i fundit që në Instagram së fundmi ka publikuar një fotografi të Gentës, teksa ka shkruar fjalë të zemrës për të.

“Jeta ime është e shkëlqyer sepse ti je me mua, më bën të lumtur edhe nëse ndihem i trishtuar dhe i lodhur. Buzëqeshja jote e bën jetën time të bukur dhe falë teje e gjithë errësira zhduket. Të dua sepse dashuria jote më çmend. Unë do të të dua deri në fund të jetës sime dhe dua të jem me ty gjithë jetën time”, ka shkruar Hyseini në InstaStory.

Kujtojmë se, në anën profesionale Genta është duke punuar në këngën e saj të re që do jetë bashkëpunim me reperin Fero, që pritet të dalë brenda këtij muaji./21Media