Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 29.06.2020 rreth orës 22:00, në Graçanicë, një person ka ushtruar dhunë tek bashkëshortja e tij.

I dyshuari është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka fyer bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, dhe më pas  me veturën  e tij ka goditur veturën e saj.

I dyshuari me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media