I dyshuari dërgohet në mbajtje

I dyshuari dërgohet në mbajtje

Dje në Vitomiricë njësitë policore në bashkëpunim me inspektorët komunal kanë hasur në një lokal të hapur, ku ishin disa persona duke konsumuar alkool. Një i dyshuar, i cili ka qenë prezent në lokal dhe nën ndikim të alkoolit, e ka kanosur një person zyrtar (inspektor).

“I dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë prezent në lokal dhe që dyshohej se ishte nën ndikim të alkoolit, e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar (inspektorin). Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media