Është arrestuar i dyshuari për sulm ndaj dy policëve në Suharekë, gjatë kohës kur të dy kanë qenë në detyrë.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikim e alkoolit.

Rasti është raportuar dje, rreth orës 22:35.

Që të dy kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet./21Media