Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia në pikën kufitare të Kukësit.

Ai ishte i dënuar nga Gjykata e Zagrebit në Kroaci në vitin 2009, me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Abuzimi me drogat narkotike”, sipas Kodit Penal të Kroacisë.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, falë bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me shërbimet e Policisë Kufitare u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: L. R., 37 vjeç, banues në Shkup, Maqedoni”,thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi në shtetin kroat.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./oranews