I dënuari me 16 vjet burg për vrasje për shkak të borxhit, shpallet fajtor edhe në rigjykimin e dytë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit A.R për vrasjen e vitit 2018.

A.R u shpall fajtor dhe u dënua me 16 vjet burgim.

Gjykata ka njoftuar se dënimi do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I pandehuri A.R., është shpallur fajtor se më datë 28 shkurt 2018 në magjistrale Ferizaj – Prishtinë, përballë një kafiterie në Ferizaj, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje që kishin lidhur me një veturë, të njëjtit mirrën vesh të takohen tek një kafiteri në Ferizaj, në të cilën janë ulur së bashku rreth një tavoline, ku në lokal kanë qenë F.R. (babi i të pandehurit) A.R.1. dhe A.R.2. (vllezërit e të pandehurit) D.K., dhe i ndjeri B.H., me ç’rast gjatë bisedës që kishin në mes tyre janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre dhe pastaj brenda në lokal ka filluar edhe konflikti fizik në mes tyre, ndërsa babai i të pandehurit e nxjerr jashtë tani të ndjerin B…, për ta qetësuar situatën, mirëpo i njëtji e godet babain e të pandehurit me kokë në pjesën e hundës dhe e rrezon ne tokë, atëherë i pandehur afrohet tek banaku i lokalit dhe merr revolen të cilën e vendos në brez dhe së bashku me vëllezërit e tij, dalin jashtë lokalit dhe fillon rrahja para lokalit, atëherë B…, fillon të ik në anën e kundërt të magjistrales, kurse te pandehurit vrapojnë pas tij, ndërsa i pandehuri A.R., nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet ne pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dalur në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrezohet në skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrire i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij, fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasojë e gjakderdhjes i ndjeri B.H., ndërron jetë në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I pandehur për veprën penale vrasja nga neni 178 të KPRK-së, të përshkruar si më lartë, i është shqiptuar denim burgimi në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjet, ndërsa dënimi i shqiptuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj me aktgjykimin e kësaj gjykate PKR.nr.200/18 të datës 15.04.2021, përkitazi me veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, i cili nga data 6 korrik 2021 ka marr formën e prerë merret si i vërtetuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./21Media

Back to top button