I dërgoi bashkëshortit marihuanë në burg, u arrestua e dyshuara

 

Një grua u arrestua dje në Qendrën Korrektuese në Dubravë për shkak se në gjësendet që i dërgoi bashkëshortit në burg iu gjet dhe konfiskua marihuanë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila kishte shkuar në Burgun e Dubravës për të vizituar bashkëshortin e saj. Gjatë kontrollimit të sendeve te sjella nga e dyshuara për bashkëshortin e saj, në gjepin e një pale pantallonave është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 0.2 gram.”, informoi sot policia.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button