I dyshuari iu ikë policëve duke u ngjitur në tela të rrymës

Një i dyshuar për të shtënat në Uashington, eci mbi çati dhe u ngjit nëpër tela të rrymës në përpjekje për t’iu ikur policisë.
Policia njofton se ndjekja përafërsisht dhjetë orëshe, filloi kur ata iu përgjigjen thirrjes për të shtëna armësh.
I dyshuari Deandre Bigesby dyshohet se shtiu me armë edhe në drejtim të policisë, më pas hyri në një shtëpi ku shkoi në çati dhe refuzoi të zbriste, transmeton rtv21.tv.
Sipas raportimeve, ai kaloi nëpër 11 shtëpi duke dëmtuar dritarët dhe pjesë të tjera.
Policia arriti ta kapte Bigesby rreth orës 01:00 të mëngjesit dhe i njëjti akuzohet për sulm ndaj një oficeri policie derisa ishte i armatosur, për posedim të paligjshëm të armës si dhe për vjedhje./21Media

Back to top button