“I dyshuari ka udhëtuar në Kosovë për dasmën e vëllait të tij”, mediat zvicerane shkruajnë për vrasjen e argjentinases në Kosovë

Policia e Kosovës të mërkurën njoftoi se një shtetas zviceran është i arrestuar në Kosovë pasi që dyshohet se ka vrarë një shtetase argjentinase në qytetin e Fushë Kosovës.

Lidhur me rastin në fjalë kanë raportuar edhe mediat më prestigjioze zvicerane. Ato shkruajnë se i dyshuari është me origjinë nga Kosovës, përcjell portali rtv21.tv

“Sipas të njohurve, zvicerani me rrënjë kosovare kishte udhëtuar drejt Kosovës së bashku me argjentinasin për dasmën e vëllait të tij. Ai kishte vetëm katër muaj që ishte me 27-vjeçaren. “Dasma me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë. Familja është plotësisht e rraskapitur dhe nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur”, tha një i njohur, për “20 minuten”.

Sipas portalit të lajmeve LeCanton27.ch, zvicerani mësohet se pas një debati e ka shtyrë gruan nga dritarja në katin e gjashtë të ndërtesës. Sipas mediave, gruaja ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra. Policia e Kosovës e ka cilësuar rënien si vrasje. Policia ka nisur hetimet.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) konfirmon arrestimin e një zvicerani. “Ambasada jonë në Prishtinë është në kontakt me autoritetet përkatëse lokale. Për arsye të të dhënave dhe privatësisë, nuk mund të jepet asnjë informacion i mëtejshëm, “thotë një zëdhënës në kërkesë.

Për rastin në fjalë ka raportuar edhe “Blick”/21Media

Back to top button