I dyshuari për disa vjedhje bie në prangat e Policisë në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet M.G. dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë vjedhje dhe vjedhje të rëndë.

Sipas tij, pas një pune operative-hetimore dhe grumbullimit të dëshmive në terren, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë të dyshuarin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer edhe bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që ndërlidhen me rastet e hetuara.

Back to top button