I dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave/grave në ‘Telegram’ sillet para gjykatës

Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot më 18.04.2024 për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.

Seanca ndaj tij pritet të mbahet e mbyllur për publikun.

Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj e ka konfirmuar se prokurori i çështjes ka kërkuar paraburgimin ndaj njërit prej administratorëve të grupit ‘AlbKings’, i cili u arrestua nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’, kallxo.com

Back to top button