Mbrëmë u konfirmua edhe një rast me koronavirus nga Suhareka

Mbrëmë u konfirmua edhe një rast me koronavirus nga Suhareka

Në mesin e 33 rasteve të konfirmuara mbrëmë me koronavirus, është edhe një person nga Suhareka. I pari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se i infektuari i fundit nga Semetishti ka pasur kontakte të shumta me qytetarët nga fshati i tij, e po ashtu edhe me të tjerë nga Suhareka, Vraniqi dhe Dobërdelani.

Në Suharekë deri më tani janë konfirmuar 5 raste me koronavirus. Komuna e Suharekës është vendosur në karantinë./21Media