Në ditën e 12 iu shfaqen simptomet

Në ditën e 12 iu shfaqen simptomet

Një person nga Prizreni i cili kishte ardhur në Kosovë 14 ditë më parë, sot ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu ka thënë së personi në fjalë ka qenë i vetizoluar që nga dita e parë e ardhjes, shkruan 21Media.

“Nuk ka patur simptoma deri në diten e 12 të vetizolimit por fatkeqësisht simptomet u janë shfaqur në ditën e 12 dhe tanimë pas testimit ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Shehu.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 108 raste me Covid-19./21Media