Është iniciuar rast ndaj një personi të infektuar me Covid-19, pasi që i njëjti nuk ka respektuar izolimin dhe ka dalë në qytet.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje në Vushtrri.

“Njësiti policor ka shkuar në lokacionin e personit mashkull kosovar i cili është pozitiv me Covid -19 ku  i njëjti nuk është hasur në shtëpi sipas rekomandimeve por ka dalë në qytet”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media