Policia e Kosovës ka inicuar një rast për të dyshuarin në Komunën e Suharekës.

Personi në fjalë ishte i infektuar me COVID-19 dhe nuk e ka respektuar masën e vetizolimit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orësh 13:30, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë

I njejti është parë duke hyrë në një zyre të një banke.

Të gjithë personat të cilët janë të infektuar me COVID-19 apo janë të dyshuar duhet të izolohen për 14 ditë./21Media