I kërkon ish të dashurës 70.000 euro, kanoset nga vëllai i viktimës

Policia ka bërë të ditur se dje një femër nga Lipjani ka raportuar se ish i dashuri i saj ka kërkuar nga ajo që të ia jap 70.000 euro ose në të kundërtën do të iu dërgojë fotografitë intime familjes së saj.

”Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar i dashuri i saj, ka kërkuar që t’ia jap  70.000 € para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot intime familjarëve të saj. Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Lidhur me rastin, është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button