Policia e Kosovës njoftoi se dje rreth orës 21:15 në fshatin Pjetërshan në Gjakovë, njësiti policor gjatë patrullimit kishin ndaluar një person. Ai kishte qenë duke e drejtuar një traktor me rimorkio në të cilin kishte pas të ngarkuara 2.30 m3 dru për ngrohje të cilat i kishte prerë në pronë shoqërore.

Masa drusore është konfiskuar nga i dyshuari dhe shkarkuar në deponinë e AKP-së në Gjakovë, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media