Një i mitur e ka sulmuar fizikisht babanë e tij në Rahovec, Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur me 12 nëntor në Rahovec.

Njësitë policore kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./21Media