Një person i mitur i dyshuar se i njëjti me motoçikletë e tij nuk ju kanë ndalur njësisë policore dhe më pas ka braktisur motoçikletën.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës gjatë kontrollimit të motoçikletës, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:50 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

Policia ka raportuar se i dyshuari është vetë-dorëzuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media