Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shqipëri është vrarë aksidentalisht me pistoletën e tij e të shërbimit nga djali i tij 7 vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në një bar-bilardo në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik.

“Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.