I morën 1 mijë euro në muaj një të moshuare duke mashtruar, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona pasi që dyshohet se të njëjtit e kanë mbikëqyrur dhe trajtuar jashtëligjshëm një të moshuar në këmbim të 1 mijë eurove në muaj.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, rasti është raportuar më 10 shkurt të këtij viti derisa të dyshuarit (dy burra dhe një grua) janë arrestuar të premte.
“Gjilan 10.02.2023 17:20 Më 03.03.2023 janë arrestuar 3 të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovarë pasi që dyshohet se te njëjtit kanë mbikëqyrur dhe trajtuar në mënyrë jo të ligjshme viktimën femër kosovare – e moshuar. Të dyshuarit kinse kanë hapur një “Shtëpi për të moshuar”, ku për qëllim të përfitimi personal, në këtë rast për sistemimin e të moshuarës, familjarët e saj kanë paguar 1000 € për muaj. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar mashkull është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarit e tjerë jenë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button