Një i invalid i luftës nga Zhegra e Gjilanti për RTV21 rrëfeu një ngjarje nga lufta e fundit në Kosovë.

I njëjti përmes emisionit “Prite të Gjelbrën” kërkoi që t’i mundësohet takimi me shpëtimtarin e tij, të cilin nuk e njeh as sot. Megjithatë, dëgjuesi gjatë rrëfimit dha disa detaje të cilat mund të bien në gjurmët e shpëtimtarit.

Ai rrëfeu se më 19 prill në betejën e Kosharës ishte plagosur me tre plumba, pas kësaj sipas tij në ndihmë i erdhi një ushtar i UÇK-së të cilin shokët e quanin “Drenicë”. Ai tutje rrëfeu se shpëtimtari në atë moment ishte plagosur në faqe nga ushtria serbe.

Gjilanasi krejt çka di për të është se ai ushtar shpëtimtar ishte nga Drenica dhe pas plagosjes ai ishte dërguar në Gjermani për shërim./21Media

#PritetëGjelbrën Një invalid i luftës kërkon të takohet me ushtarin e #UÇK-së që ia shpëtoi jetën

#PritetëGjelbrën Një invalid i luftës kërkon të takohet me ushtarin e #UÇK-së që ia shpëtoi jetën

Gepostet von RTV21 am Donnerstag, 7. Mai 2020