Këngëtari i njohur, Butrint Imeri së shpejti do publikojë projektin e radhës. Ai të shtunën ka bërë të ditur se projekti i tij i radhës do të publikohet të martën, shkruan rtv21.tv

Artisti madje ka publikuar edhe një foto, në të cilën shihet i rrethuar nga disa vajza, e fotografia me gjasë është pjesë nga videoklipi i këngës së re.

“E martë, ora 20:00 – PHANTOM”, ka shkruar artisti krahas imazhit të publikuar në instagram, në të cilin ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, projekti i fundit i Butrint Imerit është “Dy zemra”, në bashkëpunim me Nora Istrefin. Projekti është publikuar më 13 shtator dhe deri tani në Youtube ka mbi 12 milionë klikime./21Media