Një çift nga Buxton, Derbyshire ka shitur gjithçka që ka pasur vetëm për të jetuar në një furgon.

Meg Ward, nënë e një vajze 4-vjeçare citohet të ketë thënë se ajo bashkë me burrin kanë shitur shtëpinë, mobilet, e gjithçka brenda saj, për të blerë një furgon e për të jetuar në të.

“Ishte shqetësuese të shesim gjithçka. Por është ngazëlluese dhe jetë e shkëlqyeshme”, u shpreh Ward.

Me paratë e mbetura, dhe një pjesë që ia kanë lënë familja trashëgimi, ata synojnë vetëm të shëtisin./21Media