Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, që është shkarkuar nga Rijaseti, të premten ka kumtuar dorëheqjen të parevokueshme.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka shkruar se ato që ditëve të fundit janë thënë për të, janë dezinformata për personalitetin dhe angazhimin e tij në BFI.

Rexhepi ka shkruar për arritjet dhe gjurmët e lëna deri sa ka qenë në krye të BFI-së, duke mos mohuar edhe ndonjë gabim që ka mund t’i përvidhet gjatë punës e për të cilën ka kërkuar ndjesë nga Zoti dhe besimtarët.

Po ashtu, Rexhepi ka shkruar se për punën e tij deri në këto momente mban përgjegjësi “përpara Zotit dhe përpara Ligjit”, raporton TV21./21Media