Një veterane e Luftës së Dytë Botërore që i mbijetoi një atentati nazist, përplasjes së aeroplanit dhe kancerit të gjirit, e fitoi betejën edhe ndaj koronavirusit vetëm disa muaj para se t’i mbush 100 vjet.

Joy Andrews, 99-vjeçe, e cila përshkruhet si “e pathyeshme”, u infektua me COVID-19 në maj në shtëpinë e kujdesit Minster Grange në York, Angli.

Dy javë më vonë ajo u vendos në kujdes intensiv dhe vajza e saj, 57-vjeçe i tha ‘lamtumirën e fundit’. Por brenda dy ditësh ajo e mposhti mrekullisht virusin.

“Nëna ime i mbijetoi një atentati në Gjermaninë e pasluftës nga shoferi i saj, i identifikuar më vonë si nazist”, tha Michele, vajza e saj. Ajo tregoi se nëna e saj i mbijetoi edhe përplasjes së aeroplanit dhe kancerit të gjirit.

“Nuk do ta lejonte koronavirusin ta mposhte atë”, tha Michele.

Joy vuan nga demenca, prandaj s’i mban mend të arriturat e saj, por Michele thotë se familja e saj do t’ia festojë 100-vjetorin e lindjes./21Media