Kaosi është fjala e cila  përshkruan skenën në shtëpinë e Maj Abboud Melki në Beirut të mërkurën në mbrëmje. Mobiljet ishin shpërndarë, muret shpuar me vrima, qelqi dhe mbeturinat në të gjithë dyshemenë, pas shpërthimit që ndodhi në këtë qytet

Por për disa minuta, bota ndaloi dhe do gjë dukej në paqe pasi 79-vjeçarja luajti “Auld Lang Syne” në të vetmen objekt që ka mbetur pa u dëmtuar, pra piano e saj e dashur, përcjell portali rtv21.tv

Fatmirësisht, gjyshja nuk ishte në shtëpi gjatë shpërthimit masiv të së martës si pasojë e të cilit vdiqën të paktën 135 njerëz dhe u lënduan  5,000. Burri i saj gjithashtu nuk ishte në shtëpi, por dyqani i tij u shkatërrua, sipas mbesës së tyre May-Lee Melki.

Kur u kthyen të mërkurën, sidoqoftë, ata u shkatërruan kur panë që shtëpia në të cilën kishin jetuar për 60 vjet ishte rrënuar.

“Mbijetoi tërë luftën civile …”,  i tha May-Lee Melki CNN-it nga shtëpia e saj në Virxhinia.

Sapo Maj Abboud Melki hyri në shtëpi, ajo shkoi  drejt e në piano, e cila kishte qenë një dhuratë nga babai i saj në ditën e martesës.

Ndërsa vullnetarët  përpiqeshin të pastrojnë shtëpinë, ajo u ul në piano dhe filloi të luante.

Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të kishte disa momente paqeje“, tha mbesa e saj./21Media

 

Gepostet von May-Lee Melki am Mittwoch, 5. August 2020