Artisti i njohur, Genc Prelvukaj i cili ditë më parë bëri të ditur se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka mohuar të jetë në spital, ndërsa ka thënë se është shumë mirë.

“Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim. Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi”, ka shkruar Genc Prelvukaj.

Ndryshe, “Mungon” është projekti i fundit muzikor nga Genc Prelvukaj. Kënga është publikuar më 11 nëntor dhe deri tani ka arritur mbi 900 mijë klikime në Youtube./21Media