I vazhdohet paraburgimi Ismet Bahtijarit

Në çështjen Januzi dhe të tjerët, Trupi Gjykues i vendosi vazhdimin e paraburgimit të Ismet Bahtijarit, sepse konstatoi që ende ekzistojnë rreziqe që ai të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra të tjera penale, dhe se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Ndërsa sipas kornizës ligjore të DHSK-së, gjykatësit duhet të marrin në shqyrtim nëse paraburgimi është ende i përligjur çdo dy muaj.

Sipas zëdhënësit të DhSK-së, Michael Doyle, në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, këtë javë dëshmuan tre dëshmitarë, dy dëshmitarë në seancë publike dhe një dëshmitar me masa mbrojtëse.

“Dëshmitari i 107-ë filloi dhënien e dëshmisë të hënën. Sipas përmbledhjes që Prokuroria lexoi në sallën e gjyqit, Halil Qadraku iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998 dhe pati role të ndryshme në disa vende, ndër të cilat edhe në zonën operative të Pashtrikut. Dëshmia e z. Qadraku vazhdoi të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes. Në vijim Prokuroria thirri dëshmitarin e 108-ë, që dëshmoi me masa mbrojtëse, ndjekur nga dëshmitari i 109-të. Dëshmitari i 109-ë është Sokol Bashota dhe dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë”, tha Doyle, gjatë konferencës javore për media.

Lidhur me rastin e Pjetër Shalës, në ketë konferencë u tha se Trupi Gjykues urdhëroi z. Shala të paguajë një shumë prej 208.000 eurosh si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor. Kompensimet individuale për tetë viktimat janë midis 100.000 euro dhe 8.000 euro, dhe shtatë viktimave iu akordua bashkërisht gjithashtu edhe një shumë prej 50.000 eurosh. Këto shuma burojnë nga kërkesa e Mbrojtësit të Viktimave, që Trupi Gjykues i gjykoi të arsyeshme dhe që pasqyrojnë shkallën dhe përmasat e dëmit që pësuan viktimat.

“Trupi Gjykues urdhëroi z. Shala të paguajë një shumë prej 208.000 eurosh si kompensim për dëmin fizik, mendor dhe material shkaktuar viktimave të krimeve për të cilat u shpall fajtor. Kompensimet individuale për tetë viktimat janë midis 100.000 euro dhe 8.000 euro, dhe shtatë viktimave iu akordua bashkërisht gjithashtu edhe një shumë prej 50.000 eurosh. Këto shuma burojnë nga kërkesa e Mbrojtësit të Viktimave, që Trupi Gjykues i gjykoi të arsyeshme dhe që pasqyrojnë shkallën dhe përmasat e dëmit që pësuan viktimat”, u tha ndër të tjera gjatë kësaj konferencë.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi

Back to top button