Ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të vazhdohet paraburgimi i Mustafës. Urdhërohet mbrojtja që të dorëzojë deri më 11 maj 2021, parashtresa në lidhje me rishikimin e radhës së paraburgimit. Ndërkohë Zyra e Prokurorit të Specializuar urdhërohet të përgjigjet ndaj parashtresës së mbrojtjes, nëse dëshiron, deri më 17 maj 2021”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, ndërsa po akuzohet për krime lufte./21Media