I vazhdohet paraburgimi shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Kroaci

Shoferit kosovar i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, i është vazhduar paraburgimi edhe për 2 muaj të tjerë.
Avokati i shoferit, Igor Cishper tha për mediat atje se paraburgimi i klientit të tij u zgjat nën pretekstin e mundësisë së arratisjes.
“Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe. Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper.

Më tutje avokati shtoi se janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

Në aksidentin e 25 korrikut në Slavoncki Brod, humbën jetën 10 qytetarë që po ktheheshin në Kosovë për pushime. Autobusi i agjencisë “Deva Tours” ishte i linjës Frankfurt – Prishtinë dhe në të ishin 69 persona, përfshirë edhe dy shoferët, njëri prej të cilëve vdiq në vend./21Media

Back to top button