Pas vdekjes së babait, një qytetar është ankuar në polici për “moskujdesin” e stafit mjekësor në QKUK.

Sipas policisë babai i tij që kishte qenë i diagnostikuar me Covid-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, dje kishte ndërruar jetë.

Dyshimet e ankuesit janë mos trajtimi i duhur nga stafi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media