I vdiq një fëmijë, tjetri shpesh i mbetet pa qumësht

Aliu rrëfen vështirësitë e mungesës së kushteve esenciale për jetë

Kryefamiljari Ali Buzoku nga Tyxheci i Kamenicës para 3 vitesh jetoi në fshatin e tij por, atij iu rrënua shtëpia dhe nga kushtet e vështira tregoni se si i vdiq edhe një fëmijë.

Doli nga fshati malor dhe erdhi në periferi të Kamenicës në një shtëpi tejet të vjetruar që ja liroi përkohësisht një mik i tij, as ky vend nuk i plotëson nevojat për jetesë. Në këtë vend siç tregon ai,  jeton me gruan dhe të birin e vetëm 2 vjeç.

Aliu është i papunë, edhe pse çdo ditë mundohet të gjej ndonjë angazhim momental sa për të fituar ndonjë cent e për t’u ngopë me ushqim, mirëpo  shpesh ju ndodhë të mos kenë çfarë të shërbejnë në sofër. “Shumë herë jetë pa tamel i jepi veç çaj po nuk e pin ka tri katër ditë, nje javë nuk disha kah ja majt. M’thojke gruja dil po nuk kisha çka me bo. Nuk jam që nuk punoj po nuk po ka punë”, rrëfen kryefamiljari, duke shtuar se nuk ka mbështetje nga komuna.

Madje ai tregon se në shtëpinë ku jeton shpesh dalin “bubrreca” dhe ia prekun ushqimin që e kanë. Megjithatë Aliu e falënderon atë që ia dha vend-strehimin duke thënë se po të mos e kisha këtë shtëpi nuk e kisha as këtë fëmijë “edhe ky m’kish shku”, rrëfen ai.

Fatkeqësisht Aliu nuk ka as truall të vetin ndërsa ditët brenda kësaj shtëpi i ka të numëruara! Ai nuk e ka idenë se nga do t’ia mbajë…/21Media

Back to top button