Një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe të holla në shumë prej 30 eurove i janë vjedhur një qytetari nga persona të panjohur. Vjedhja është kryer brenda shtëpisë së tij në Podujevë.

Qytetari rastin e ka raportuar në polici. Ndërsa kjo e fundit njofton se rasti është nën hetime./21Media