Në fshatin Plemetin të Obiliqit dy të dyshuar, një burrë dhe një grua ia kanë marrë vajzën tre vjeçare një gruaje dhe kanë tentuar të ikin jashtë vendin.

“Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit fëmija iu është kthyer nënës dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media