Ia merr veturën në shfrytëzim dhe nuk ia kthen më
Bëhet fjalë për veturat që lëshohen me qera
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë, pronar i një firme ka raportuar se i ka dhënë në shfrytëzim veturën Golf IV të dyshuarit mashkull, mirëpo i njëjti nuk e ka kthyer sipas marrëveshjes.
Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar.