Një qytetar ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur derisa ishte duke ecur në këmbë, një person i panjohur, i cili lëvizte me biçikletë, ia kishte grabitur telefonin nga dora.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në Pejë.

Ankuesi ka raportuar se vlera e telefonit ishte 1 mijë e 100 euro.

Rasti është nën hetime./21Media