Ia vodhi një gruaje 400 euro dhe e goditi me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se derisa kishte qëndruar në një lokal me një person, të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale, i njëjti ia kishte vjedhur 400 euro dhe gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, e kishte goditur me veturë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në një lokal në fshatin Sllatinë në Fushë-Kosovë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.

Viktima thuhet se është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe rasti është nën hetime.

Back to top button