Ibishi: Serbia po kërcenon kufirin me Kosovën

Serbia ka vendosur 48 baza operuese ofensive në kufiri me Kosovën
Serbia ka vendosur 48 baza operuese ofensive nga ato, 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës. Këto shqetësime i ka paraqitur kryeministri Kurti edhe gjatë vizitës së tij në SHBA, ku vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Ai po ashtu theksonte nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës. Ndërkohë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka deklaruar se pas heqjes së zonës së sigurisë, Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës, dhe sipas tij, kjo është shqetësuese për Kosovën.

Back to top button