Ibrahim Tatlises fejon vajzën, pamje nga ceremonia

Para disa ditësh këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises emocionoi të gjithë teksa qau në emision e tij kur me të bijën Dilan këndonte hitin “Aramam”, shkruan portali rtv21.tv.

E, mbrëmë vajza e tij është fejuar me këngëtarin turk Leven Dorter.

Pamje nga kjo ceremoni janë publikuar në mediat turke.

Dilan e cila po ashtu është këngëtare dhe njihet për ripërpunimet e këngëve të babit të saj, dukej mahnitëse në fustan të kuq teksa mori bekimin për fejesë nga Tatlises.

Në mediat turke raportohet se çifti do të martohen këtë verë./21Media

Back to top button