Këngëtari i njohur turk, İbrahim Tatlıses bëri një deklaratë befasuese në rrjetet sociale. Tatlıses tha, “Po të kisha mendjen e sodit, nuk do të kisha 7 fëmijë”

Komentet vërshuan në postimin e tij, përcjell portali rtv21.tv

Ibrahim Tatlıses u martua për herë të parë me Adalet Durak në Urfa. Çifti kanë tre fëmijë: Ahmet, Gülden dhe Gülşen, një vajzë me emrin Melek Zübeyde lindi nga lidhja  e Tatlıses me Perihan Savaş.

Dilan Çıtak, lindi në vitin 1989, nga lidhja me Işıl Çıtak, u shfaq në 2013 dhe Tatlıses pranoi vajzën e saj vite më vonë.

Ido lindi nga marrëdhënia me këngëtaren e njohur turke, Derya Tuna.

Tatlıses ka një vajzë të quajtur, Elif Ada nga martesa e tij me Ayşegül Yıldız  me të cilën u bë baba për herë të 7-të./21Media