Ibrahimi për TV21 shuan zërat: Alternativa është parti opozitare, vazhdon të mbetet e tillë

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa për TV21 ka komentuar zërat se partia nga ku vjen ai, do t’i bashkohet Qeverisë aktuale.
Ai ka deklaruar se Alternativa vazhdon të mbetet parti opozitare.
“Këto zëra nuk janë të sotëm, janë që nga viti i kaluar. Aktualisht derisa ne po flasim, Alternativa është parti opozitare dhe do të vazhdon të mbetet e tillë”, ka thënë Ibrahimi.
Ndërkaq, deputeti Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se “tashmë është publike se Alternativa është duke realizuar konsultime për koalicionim“, gjegjësisht se “pret në derë për t’u bërë pjesë e Qeverisë“.
Dje është raportuar se kryeministri Zoran Zaev ka pasur komunikim me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe se pret që ky i fundit të caktojë takimin e radhës. Ndërkohë, Gashi edhe pse i pyetur, nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këto informacione!, shkruan TV21./21Media

Back to top button